You are here:

Skela me peshe te lehte per llogaritesit e mencur.

Sigurisht me lire.

Skela Mato 1 eshte nje nder sistemet e pakta qe mund te instalohet me kater pjese kryesore dhe kjo fale kangjellave te dyfishta. Kjo jo vetem qe ka anen pozitive ne siguri, por edhe ne kosto. Korniza e skelave është në dispozicion në gjerësi prej 70cm dhe 100cm. Të gjitha komponentët e sistemit janë në përputhje me njëra-tjetren. Vazhdimisht, produktet tona monitorohen nga një palë e tretë e pavarur, nga Instituti i Teknologjisë Karlsruhe (KIT).

E forte aq sa duhet – e lehte aq sa ska!

MATO 1 është një sistem modern i lehtë, i cili posaçërisht është zhvilluar për rritjen e kërkesave komerciale në ndërtimin e skelave. Në varësi të lartësisë së ndërtimit dhe ngarkesës maksimale, përdoren korniza çeliku me trashësi muri prej 2.7mm ose korniza alumini me një trashësi prej 4mm. Dizajni i çelikut lejon lartësi ndërtimi deri në 60m dhe më të lartë, ndersa versioni i aluminit lejon lartësi deri në 40m dhe me lart. Për ngarkesa veçanërisht të rënda, janë në dispozicion korniza me trashësi muri prej 3.25. Ato janë në përputhje me kornizat normale të lehta.

Kursime te kohes dhe parase deri ne 30%

Përvoja në praktikë ka treguar se deri në 30% të kohës mund të ruhen me skele moderne të lehta, duke  e krahasuar me sistemet tradicionale të rënda. Me kerkesen permanente te tregut per kosto sa me te ulte, ky eshte nje faktor i rendesishem qe ju te zgjedhni Tobler Skele. Mirepo pesha e lehte e skeleve, perpos lehtesise gjate montimit, ajo menagjohet lehte ne palosje ne depo por edhe gjate transportimit.